Kombëtarja e Brazilit ka mundur 1:0 Argjentinën në miqësoren e zhvilluar në stadiumin ‘King Abdullah Sports Siti’ në Arabinë Saudite.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e dytë të kohës shtesë, ndërsa në rolin e realizatorit doli të jetë mbrojtësi i Interit, Zhoao Miranda, i cili shfrytëzoi harkimin e Nejmar nga rivënia e këndit dhe me kokë shënoi golin e vetëm të këtij takimi.