Sulmuesi i Romës, Edin Xheko nuk e mendon rikthimin në Premierligën angleze. Ish-futbollisti i Mançester Sitit, është i lidhur me një rikthim të mundshëm në ishull, por është vetë boshnjaku që nuk preferon një gjë të tillë për momentin.
“Në Angli kam kaluar 4 vite e gjysmë të bukura dhe jam kënaqur në çdo lojë. Më pëlqen Premierliga, por për momentin unë jam shumë i lumtur te Roma”, – thotë Xheko.
Ndryshe për shërbimet e sulmuesit boshnjak po interesohet Çelzi, apo më mirë thënë trajneri Mauricio Sarri, i cili e pëlqen shumë stilin e lojës së Edin Xhekos.
Ky i fundit Romës iu bashkua verën e vitit 2016-të, ndërsa brenda kësaj periudhe dy vjeçare, ai me fanellën e ‘Ujkeshës Romake’ ka regjistruar 148 ndeshje dhe 78 gola të shënuar. Ndërkohë gjatë qëndrimit të tij në Angli, ai me Sitin kishte zhvilluar 189 ndeshje, duke realizuar edhe 72 gola.
Më së shumti gola në karrierën e deritanishme, Xheko numëron me Volfsburgun, për të cilën skuadër në 142 ndeshje kishte realizuar 85 gola.