Milot Rashica mbrëmë ndaj Ishujve Faroe në transfertë realizoi golin e vetëm në barazimin 1:1 të përfaqësueses së Kosovës. Ylli nga Vushtrria realizoi një super gol në këtë ndeshje, ndërsa pas këtij goli ka reaguar edhe klubi i tij Verder Bremen përmes një shkrimi në rrjetet sociale.
“Milot Rashica nuk ishte vetëm startues, por ai gjithashtu shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar me fanellën e ekipit kombëtar të Kosovës. E fortë Milot”, – shkruhet në publikimin e skuadrës gjermane në Twitter.
Rashica me fanellën e Verder Bremen që nga transferimi i tij sezonin e kaluar nga rradhët e Viteses, ka zhvilluar 13 ndeshje duke realizuar 2 gola, ndërsa me fanellën e përfaqësueses së Kosovës numëron 15 ndeshje dhe 1 gol.