Konor MekGregor planifikon rikthimin e tij në oktagon për me datë 16 mars të vitit 2019-të. Një gjë të tillë ka bërë të ditur trajneri i irlandezit, Xhon Kavana. Ky i fundit mendon se kjo do të ishte data ideale për një revansh me Khabib Nurmagomedov.
“Pa marrë parasysh nëse do të ketë një luftë me Khabib Nurmagomedov apo ndonjë kundërshtarë tjetër, datën 16 mars e shohim si mundësi për meçin e rradhës” – thotë Kavana. “17 marsi është dita e Shën Patrik. Bie të dielën. Prezantoni një meç në Nju Jork në natën e Shën Patrik. Do të ishte fantastike. Rikthimi i Konor në oktagon është shumë reale” – përfundoi trajneri i MekGregor.