Seferi dhe Neziri debutojnë me gola te FC Prishtina

Dy lojtarët e futsalit nga Shkupi, Erkan Seferi dhe Eljesa Neziri kanë bërë një debutim shumë pozitiv me fanellën e Prishtinës në elitën e futsalit kosovar, duke shënuar nga një gol në fitoren 6:2 të skuadrës së tyre në transfertën ndaj Prizrenit, njofton ‘infOSport.mk’.

Ishte kjo ndeshja e parë e sezonit të ri, në të cilin skuadra nga kryeqendra kosovare futet me shumë emra të rinj, por ambicie të vjetra, titullin e kampionit.

Rikujtojmë Seferi te Prishtina u transferua nga rradhët e Futsal Shkupit, teksa Neziri nga rradhët e Juventus Seravës. Që të dy ishin pjesë e asaj gjeneratë të artë të Futsal Shkupit kur në vitin 2017-të ishin shpallur kampion të Maqedonisë.

Përveç dyshes shkupjane në listën e golashënuesve në këtë ndeshje të xhiros së parë për Prishtinën u regjistruan edhe Egzon Hasani, Fatmir Balaj dhe Jeton Rukovci, i cili shënoi dy herë në rrjetën e prizrenasve.

Ndeshjen e rradhës FC Prishtina si vendas do ta zhvillojë kundër kampionëve në fuqi të Feniksit.

Leave a Reply