Përfaqësuesja e Francës po përgatitet për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë, që në program është nesër mbrëma. Kampionët e Botës dëshirojnë që me fitore në këtë ndeshje të nxirren për atë barazim ndaj Islandës, duke shfrytëzuar njëkohësisht edhe formën e dobët në të cilën ndodhen gjermanët. Kombëtarja gjermane në ndeshjen e fundit kishte pësuar një disfatë të rëndë 0:3 nga Holanda.
Në një nga stërvitjet e fundit të “gjelave”, në qendër të vëmendjes doli të jetë ylli i PSZH-së Kylian Mbape, i cili me një kvint të jashtëzakonshme turpëroi bashkëlojtarin e tij të kombëtares, Usmane Dembele, që mbron ngjyrat e Barcelonës. E gjithë kjo solli mjaft të qeshura në mesin e gjithë futbollistëve francez, ndërsa Dembele e gjithë këtë e pranoi me një qetësi, teksa Mbape po fetsonte para syve të tij.