Egzon Bejtullai bëhet baba

Futbollisti i Shkëndijës dhe njëherit përfaqësueses së Maqedonisë, Egzon Bejtullai, është bërë baba për herë të parë, njofton ‘infOSport.mk’.

Ai këtë lajm e morri larg familjes dhe bashkëshortes së tij, e cila sot në jetë solli një vajzë të shëndoshë.

Ndryshe Klea është fëmija i parë i çiftit Bejtullai, ndërsa ditëlindjen e vajzës vetë Egzoni e festoi bashkë me shokët e përfaqësueses së Maqedonisë, që nesër në Erevan do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së katërt të grupit 4 në Ligën ‘D’ të Kombeve.

Leave a Reply