Ku ka fjalë ka edhe diçka të vërtetë dhe këtë e ka konfirmuar edhe Paolo Maldini. Legjenda e Milanit ka folur për transferimin e mundshëm të Zlatan Ibrahimoviçit në “San Siro”, një lajm ky që tashmë disa ditë me rradhë po qarkullon nëpër mediat e ndryshme botërore.
Në fakt po bëhet fjalë për një rikthim të suedezit, pasi Ibrahimoviç ka luajtur për dy vite me “kuqezinjtë” nga Milano.
Ka qenë vetë Maldini që ka thënë se do të tentojë rikthimin e Ibrahimoviçit në “San Siro”.
“Ideja për të rikthyer Ibrahimoviçin te Milani ka lindur që në verën e kaluar. Nuk ka asgjë të keqe nëse afrojmë një kampion të madh si Zlatan, një futbollist me personalitet dhe një ikonë e futbollit”, ka deklaruar Maldini.
Ish-kapiteni legjendar i Milanit ka thënë se Ibrahimoviç me Higuainin do të formonin një dyshe të frikshme në sulm, që me siguri se do të sillte edhe reuzltatet e duhura për skuadrën e tyre.