“L’Equipe” shokoi të gjithë lexuesit e saj, por dhe gjithë botën e futbollit me lajmin e publikuar, ku shkruhej se ndeshja mes PSZH-së dhe Cverna Zvezdës, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, ishte e manipuluar, transmeton “Vip Sport”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i të dyja klubeve, të cilat kanë shkruar:
Reagimi i PSZH-së: “Ishte me përçmimin më të madh që PSZH zbuloi të premten një artikull të “L’Equipe” në lidhje me dyshimet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Cverna Zvezdën, më 3 tetor dhe dyshimet lidhur me veprimet e dyshuara të pikave të basteve nga Serbia.
“Klubi kategorikisht kundërshton çdo implikim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në lidhje me këto dyshime dhe dëshiron të theksojë në asnjë moment që PSZH-ja nuk është kontaktuar nga Gjykata Financiare Kombëtare e ngarkuar me hetimin.
“PSZH mbetet në dispozicion të hetuesve dhe nuk do të tolerojë sulmin më të vogël ndaj reputacionit të tij dhe as ndaj zyrtarëve të saj. Për këtë qëllim, klubi rezervon të drejtën për të ndërmarrë padi kundër çdo partie që bën deklarata shpifëse kundër klubit / ose zyrtarëve të tij”.
“Klubi riafirmon lidhjen e tij të thellë me parimin themelor të sportit, i cili është dhe gjithmonë do të jetë integriteti i garave të saj”.
Reagimi i Cverna Zvezdës: “Deklaratat në këtë artikull dëmtojnë seriozisht imazhin tonë dhe reputacionin e klubit. Teknologjia aktuale është kaq e avancuar saqë është thjesht e pamundur që një rast i tillë të mos zgjidhet.
“E vërteta rreth këtij rasti do të krijohet sa më shpejt që të jetë e mundur për të lehtësuar dyshimin për përfshirjen e një udhëheqësi në një aktivitet kaq të pandershëm”.