Java e 9-të në Ligën e Dytë – Perëndim sjellë derbin shqiptarë midis Goblenit dhe Vëllazërimit. Është kjo një ndër ndeshjet më interesante të kësaj jave, ku ekipi i Goblenit do të jetë në kërkim të fitores së parë si vendas këtë edicion.
Është kjo një ndër ndeshjet më interesante të kësaj jave, ku vendasit do të jenë në kërkim të fitores së parë si vendas këtë edicion.
Skuadra debutuese e Goblenit në 4 ndeshjet e deritanishme të zhvilluara në Kumanovë kishte arritur po aq barazime (Struga Trim Lum 1:1, Pelisteri 0:0, Labunishta 1:1, Skopje 0:0), ndërsa me barazimin e fundit ndaj Genç Kalemler në transfertë (1:1) është skuadra me më shumë barazime në të dyja ligat, gjithsej 5.
STADIUMI I BASHKIMIT I PA FAT, NDESHJEN NDAJ VËLLAZËRIMIT NË MAXHARI
Stadiumi i Bashkimit në Kumanovë nuk rezultoi me fat për skuadrën e Goblenit, drejtuesit e së cilës kanë vendosur që ndeshjen e javës së 9-të dhe të 5-tën si vendas ta zhvillojnë në stadiumin e Maxharit në Shkup. Futbollistët ankoheshin në kushte jo të mira që ofronte ajo në Kumanovë, ndërsa shpresojnë se gjatë ditës së sotme do të ju buzëqesh fati përballë Vëllazërimit të Kërçovës që në 4 ndeshjet e deritanishme ka 2 fitore dhe 2 disfata. Mbetet të shihet nëse vërtetë kjo fushë do sjellë fat për skuadrën e Goblenit, që si debutues ka bindur me paraqitjet e saj.
Gobleni përbëhet kryesisht prej futbollistëve, të cilët ishin pjesë e saj, kur kjo skuadër luante edhe në Ligën e tretë dhe kur vitin e kaluar shkruajti historinë, duke u inkuadruar për herë të parë në Ligën e Dytë. Ata udhëhiqen nga kapiteni i tyre Ylber Alili, i cili është një lider i vërtetë në mesfushë dhe në pjesën ofenzive, ndërsa në anën tjetër Vëllazërimi këtë vit është përqëndruar në forca të reja, duke transferuar në rradhët e veta kryesisht futbollistë të rinj, por mjaft të talentuar, siç është edhe Agon Elezi, i cili si i huazuar po luan te skuadra kërçovare nga rradhët e skuadrës franceze të Kaen U19. Një tjetër futbollistë që erdhi nga jashtë te Vëllazërimi është edhe mbrojtësi 21-vjeçar Shaip Tela, i cili te Vëllazërimi erdhi nga rradhët e FC Bassecourt, që së fundmi garonte në Ligat e ulëta zvicerane. Ai njëkohësisht ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses U18 të Maqedonisë, me të cilën skuadër kishte regjistruar 7 ndeshje dhe një gol, teksa si pjesë e Maqedonisë U19 në dy ndeshje kishte realizuar 3 gola.
MUNGESAT
Për dallim nga skuadra vendase e Goblenit që nuk ka probleme fare me futbollistë të lënduar, apo suspenduar, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për mysafirët nga Kërçova që sot në Shkup janë të detyruar të luajnë pa shërbimet e Kushtrim Ballazhit, zëvendës kapitenit Abdulla Sejdini, mesfushorit të talentuar shkupjan, Altin Sefo, Arlind Alitit si dhe mesfushorit Armend Aliu, i cili në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Gostivarit ishte ndëshkuar me karton të kuq.
Nga lëndimi tashmë plotësisht është rikuperuar qendërmbrojtësi Shaip Tela, i cili pritet që të marrë besimin e trajnerit Bujar Islami, ndërsa gjithashtu me ekipin e Vëllazërimit pritet të debutojë edhe Mentor Rexhepi, i cili për shkak të një lëndimi deri më tani nuk ishte aktivizuar në asnjë ndeshje me skuadrën kërçovare. Ndryshe Rexhepi luan si mbrojtës i krahut të majtë.
STADIUMI I MAXHARIT
Stadiumi i Maxharit ofron kushte të mira për lojë. Në këtë fushë ndeshjet i saj i zhvillon edhe Vardari, ndërsa duke pasur parasysh se është një fushë asnjënëse, skuadrat pritet të luajnë futboll të hapur dhe të kërkojnë golin në rrjetën kundërshtare.
Vëllazërimi në 5 ndeshjet e fundit ka regjistruar 3 fitore, e dy disfata, përfshirë këtu edhe disfatën në ndeshjen e javës së fundit ndaj Gostivarit. Në këtë ndeshje të besuarit e trajnerit Islami luajtën një lojë shumë të dobët, ndërsa në anën tjetër Gobleni në 5 ndeshjet e fundit ka regjistruar vetëm një fitore, 3 barazime dhe 1 disfatë, atë kundër Korabit (3:0) në Dibër.