Derbi i lindjes mbyllet me barazim, Bregallnica shkëlqen ndaj Sasa-s

Derbi ndeshja e javës së 9-të në Ligën e Dytë – Lindje midis Kozhuvit dhe Kit Go nga Pehçeva është mbyllur me barazim pa gola, njofton ‘infOSport.mk’. Ishte ky barazimi i parë për Kozhuvin këtë edicion në ndeshjet si vendas, ku deri më tani kishte 3 fitore nga po aq ndeshje.

Për dallim nga kjo ndeshje, ajo në Makedonska Kamenicë midis Sasa-s dhe Bregallnicës dhuroi gola me bollëk dhe në fund fitore 5:1 për skuadrën mysafire, që për të dytin vit me rradhë po i qerras vendasit me një pesëshe, pas asaj fitore 0:5 edicionin e kaluar.

Një fitore me shumë vlera morri edhe Plaçkovica që si vendas me rezultatin 3:1 mundi Vardar Negotinën, teksa Partizan Obrshani falë golit të shënuar nga Stefan Todorovski në minutën e 58-të me rezultatin minimal 1:0 mundi Detonit Junior.

Java e 9-të në Konferencën e Lindjes do të rrumbullaksohet me ndeshjen midis Borecit dhe Tikveshit, që është shtyrë për me datë 30 tetor.

Skuadra kryesuese e kësaj konference, Boreci sot në Çair zhvilloi një miqësore luksi me FC Shkupin, në të cilën ndeshje barazoi me rezultatin 2:2.

LDFM – Lindje, Java 9
Kozhuvi 0 – 0 Kit Go
Partizan O. 1 – 0 Detonit J.
Plaçkovica 3 – 1 Vardar N.
Sasa 1 – 5 Bregallnica
Boreci 30.10 Tikveshi

Leave a Reply