Vazhdojnë zëvendësimet në Kombëtaren e Shqipërisë, pasi së fundmi për shkak të problemeve fizike ka dalur jashtë kombinimit portieri Alban Hoxha. Ky i fundit për shkak lëndimit nuk do të mund të udhëtoj me Kombëtaren drejt Izraelit, ndërsa në vend të tij seleksionuesi Kristian Panuçi ka ftuar portierin e Shpresave U21 Elhan Kastratin.
Kombëtarja e Shqipërisë sot nga ora 15:30 niset drejt Tel Avivit, ndërsa nesër nga ora 20:45 do të përballet me Izraelin në kuadër të ndeshjeve në Ligën e Kombeve.