Ish futbollisti i FC Shkupit i përfshirë në skandalin me trukimin e ndeshjeve në Belgjikë

Operacioni i arrestimeve në Belgjikë, për parapërcaktimin e rezultateve të ndeshjeve të futbollit ka vazhduar edhe mëngjesin e sotëm. Gjatë këtij operacioni sot nën pranga është vënë edhe agjenti maqedonas i futbollit, Dragan Siljanovski.

Ai është personi i nëntë që arrestohet, ndërsa lidhjet e tij janë si agjent i trajnerit të Klub Bryzh, Ivan Leko si të sulmuesit të Anderlehtit, Ivan Santini.

Ky lajm është vërtetuar edhe nga zyra e prokurorit belg të futbollit. Siljanovski dyshohet për pjesëmarrje në larje të parave, shkruan ‘Alsat-M’.

Në gjithë Europën u kryen gjithsej 57 kontrolle policore, ndër të cilat 44 në Belgjikë dhe pjesën tjetër në Francë, Luksemburg, Qipro, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni.

Leave a Reply