Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar edhe fitoren e dytë në kuadër të grupit 3 të Ligës së Kombeve, pasi sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë me rezultatin 3:1 mundi Maltën, njofton ‘infOSport.mk’. Kjo fitore e ‘dardanëve’ mund të ishte edhe më e thellë në rast se i shfrytëzonin rastet e shumta para portës kundërshtare.
Golin e parë për Kosovën e realizoi Benjamin Kololli në minutën e 30-të pas një super kombinimi me Valon Berishën. Gjatë kësaj pjese Vedat Muriqi ishte futbollisti që gjithashtu mund të shënonte, në rast se ishte më i gjindshëm para portierit mysafir, i cili në një moment kishte edhe shumë fat, kur Edon Zhegrova qëlloi shtyllën.
I njëjti futbollist edhe gjatë pjesës së dytë kishte qëlluar shtyllën, teksa të parët që shënuan në këtë ndeshje ishin mysafirët, kur në minutën e 51-të mbrojtësi Agius me kokë shënoi për barazim të rezultatit.
Mirëpo ishte kjo gjithçka që mundën të bëjnë mysafirët në këtë ndeshje, të cilët kapituluan për herë të dytë në minutën e 68-të, kur më në fund Vedat Muriqi gjeti rrugën e duhur drejt rrjetës së Hog, i cili u mposht edhe në minutën e 81-të sërish nga Benjamin Kololli, i cili me një goditje precize nga distanca shënoi edhe golin e dytë personal, duke vendosur njëherit edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi Kosova 3, Malta 1.
Mysafirët nga minuta e 70-të lulajtën me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të kapitenit Mifsud, i cili në ato momente u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë, transmeton ‘infOSport.mk’.
Falë kësaj fitore Kosova kryeson grupin e tretë në Ligën ‘D’ me 7 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani i vendit të dytë që në të njëjtën kohë mundi Ishujt Faroe në transfertë me rezultatin 3:0.