Khabib Nurmagomedov publikoi në Instagram një foto me brezin e titullit të peshës së lehtë në UFC, pasi të njëjtin e fitoi këtë fundjavë pas një lufte bindëse që bëri ndaj Konor MekGregor, të cilin e detyroi që të dorëzohet që në raundin e katërt në meçin e zhvilluar në Las Vegas.
Në mesazhin e fotos, dagestanezi i tha presidentit të UFC-së, Dana Uajt se bëri mirë që më në fund ia dorëzoi këtë brez, të cilin nuk ia dha brenda oktagon, pas atij incidenti që i njëjti pati me ekipin e irlandezit, MekGregor, kur kishte sulmuar Dylan Denis.
“Ka fat që më dha brezin. Nëse nuk do ma jepte, unë e di ku parkon makinën dhe do ia kisha shkatërruar”, lexohet në postimin e Khabibit.
Në fillim u mendua se Nurmagomedovit nuk do i jepej fare brezi si dënim, por në fund ai e morri të njëjtin, mirëpo vetëm jashtë kafazit, aty ku zakonisht shpallen edhe fituesit.