Klubi i futbollit Renova nga dita nesërme zyrtarisht do të drejtohet nga trajneri i njohur në vendin tonë Nikolla Ilievski – Xhixhi.
Këtë për Klan Maqedoni e bëri publike drejtori sportiv i KF Renova, Lirim Saiti: “Me kënaqësi njoftoi opinionin e futbollit se nga dita e nesërme ekipi ynë do të drejtohet nga Nikolla Ilievski – Xhixhi. Ai do të prezanohet para lojtarëve në senacën e nesërme stërvitore”.
Ndryshe trajneri i ri në pankinën e Renovës vjenë pas dorëheqjes së Jeton Beqirit pas ndeshjes së xhiros së gjashtë kur Renova pësoi nga Bellasica 0:2 në stadiumin e qyetit në Tetovë.
63 vjeçari Nikolla Ilievski –Xhixhi, deri më tani ka drejtuar disa ekipe nga vendi dhe jashtë, ndësa ka drejtuar edhe reprezentacionin e Maqedonsë.
Renova pas përfundimit të rrethit të parë të kampionatit pozicionohet e katërta me 3 fitore, 2 barazime dhe 4 disfata. Debutimin e tij Nikolla Ilievski Xhixhi do ta ketë në ndeshjen e javës së 10-të kundër Rabotniçkit, skuadër kjo që gjithashtu në këtë ndeshje do të paraqitet me trajner të ri.
Romantikët në ndeshjen ndaj Renovës në Tetovë do ti udhëheq ish trajneri i Sileksit, Zhikica Tasevski.