Konor MekGregor nuk ka të drejtë të luftojë brenda oktagonit në UFC deri në 6 nëntor të këtij viti. Një gjë e tillë u bë e ditur pas ekzaminimeve të zakonshme mjekësore. Për dallim nga irlandezi, kampioni Khabib Nurmagomedov (28-0) nuk figuron në këtë listë, e cila njëherit dëshmon se sa bindëse ka qenë fitorja e dagestanezit ndaj Konor MekGregor.
Conor McGregor SUSPENDED: UFC star SLAPPED with heavy sanction after Khabib fight – https://t.co/SvA1SANCVd pic.twitter.com/c0d1AhKZNl
— DailyNewsOnline365 (@DNO365) October 9, 2018
Kuptohet, mungesa një muajshe ndoshta edhe e pavullnteshme për MekGregor për arsye mjekësore është shumë normale nga ana e ekipit mjekësor të UFC-së. MekGregor madje mund të thuhet se ka kaluar shumë lehtë, sidomos pas dorëzimit të tij në raundin e katërt me “submission” (nënshtrim), ndërsa një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për luftërat e forta që bënë Toni Ferguson ndaj Antoni Petis dhe Derik Luis ndaj Aleksandar Volkov, që ishin shumë më brutale dhe më shumë të përgjakura.
We lost the match but won the battle.
The war goes on. pic.twitter.com/CRtPaGfOnn— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) October 8, 2018
Petis, ashtu edhe siç pritej do të mungojë më së shumti pas raporteve të komitetit mjekësor pranë UFC-së. Ai do të mbetet jashtë luftërave në kafaz deri me 5 prill të vitit 2019-të, derisa hunda e tij të shërohet plotësisht pas frakturës që pësoi në duelin me Ferguson.
Edhe Dominik Rejes ka një ndalesë deri me 5 prill të vitit 2019-të, edhe përkundër faktit se nokautoi në sekondat e fundit kundërshtarin e tij Ovins St. Preux në Las Vegas. Ai ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë dhe rikthimi i tij më herët mund të ndodh vetëm me leje të një ortopedi specialist.
Dy luftëtarët e nokautuar, Ovince St. Preux dhe Volkov nuk do të mund të luftojnë deri me 6 dhjetor të vitit 2018-të, derisa të shërohen plotësisht nga goditjet e rënda.