Alioski: Nuk ka rëndësi kush shënon, rëndësi ka të fitojmë Lihtenshtejnin

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll po vazhdon me përgatitjet në prag të ndeshjes kundër Lihtenshtejnit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Autori i dy golave në dy ndeshjet e para të Ligës ‘D’ kundër Gjibraltarit dhe Armenisë, Ezgjan Alioskio thotë se nga kjo ndeshje Maqedonia duhet marrë maksimumin e pikëve, për të vazhduar të kryesojë grupin.

‘Kishim dy fitore në nisje të Ligës së Kombeve, por asgjë nuk ka përfunduar. Gëzon fakti se jemi në formë të mirë, kemi futbollistë të shkëlqyeshëm dhe tani na pret Lihtenshtejni. Patjetër ta fitojmë këtë ndeshje. Por, prap them se asgjë nuk ka përfunduar. Nuk do ta kemi aq të lehtë, pasi në futboll gjithçka është e mundur. Por, ne jemi më cilësor, na u kthyen Hasani dhe Ademi. Duhet të kemi koncentrim si në ndeshjet e fundit. Nëse luajmë ashtu, jam i sigurtë se do të fitojmë’, – ka thënë Alioski për ueb faqen e FFM-së.

Ai ka shtuar se nuk është me rëndësi kush do të realizojë, por me rëndësi është të fitohet ndeshja dhe tre pikët e rradhës.

‘Shënova dy gola në ndeshjet e para, por nuk është me rëndësi kush shënon, me rëndësi është të fitojmë ndeshjen. Kuptohet se përsëri dua të shënoj, por edhe të mos shënoj, do të jemi i lumtur me tre pikë’, – ka thënë Alioski.

Ndeshja Maqedoni-Lihtenshtejn do të zhvillohet me 13 tetor në ‘Telekom Arena’, ndërsa vetëm tre ditë më pas ‘verdhekuqtë’ do të udhëtojnë për në Erevan ku do të zhvillojnë ndoshta edhe ndeshjen vendimtare për atë pozitë të parë kundër Armenisë.

Leave a Reply