Trajneri i Liverpullit, Jurgen Klop, e ka kritikuar kompeticionin e Ligës së Kombeve, duke e quajtur si një garë të pakuptimtë.
Këtë trajneri gjerman e tha pas barazimit pa gola kundër Mançester Sitit në kuadër të Premierligës, pasi futbollistët po pësojnë lodhje nga ndeshjet me kombëtaret e tyre.
“Tani futbollistët shkojnë dhe luajnë në Ligën e Kombeve, e cila është gara më e pakuptimtë në botë. Ne duhet të mendojmë për lojtarët. Duhet ta thërrasësh trajnerin e ndonjë kombëtareje dhe t’i thuash që ta lërë ndonjë lojtarë jashtë dhe ai thotë se po ashtu është nën presion për këtë”, – theksoi Klop.