Të dielën u zhilluan ndeshjet e Ligës së Dytë – Perëndim, ku Struga Trim Lum vazhdoi serinë e rezultateve pozitive, ndërsa nën udhëheqjen e Erxhan Mengës edhe Gostivari ka vazhduar shkëlqimin, njofton “infOSport.mk”.
Struga Trim Lum falë fitores minimale 1:0 ndaj Skopjes arriti në kuotën e 17 pikëve, më shumë se gjithë skuadrat tjera, ndërsa pas ekipit strugan me nga 15 pikë renditen Gostivari dhe Labunishta.
Këta të fundit mundën Pelisterin me rezultatin 2:1, teksa Gostivari fitoi derbin shqiptarë ndaj Vëllazërimit në Kërçovë. Skuadra e trajnerit Bujar Islami renditet në pozitën e katërt me 12 pikë, ndërsa pas tyre në pozitat 5, 6 dhe 7 renditen Skopje, Genç Kalemler dhe Goblen Junior që kanë nga 11 pikë.
Pason Korabi i Mensur Nexhipit që ka 10 pikë, ndërsa dy vendet e fundit janë të rezervuara për dy skuadrat e njohura Pelisteri dhe Teteksi, që pas vetes kanë edhe trofe në kuadër të Kupës së Maqedonisë.
# | Ekipi | Nd. | F | B | B | G-av. | Pikë |
1. | Struga Trim & Lum | 8 | 5 | 2 | 1 | 11:8 | 17 |
2. | Gostivari | 8 | 5 | 0 | 3 | 17:9 | 15 |
3. | Labunishta | 8 | 4 | 3 | 1 | 9:11 | 15 |
4. | Vçllazërimi | 8 | 4 | 0 | 4 | 10:9 | 12 |
5. | FK Skopje | 8 | 3 | 2 | 3 | 10:3 | 11 |
6. | Genç Kalemler | 8 | 3 | 2 | 3 | 14:13 | 11 |
7. | Goblen Junior | 8 | 2 | 5 | 1 | 7:8 | 11 |
8. | Korabi | 8 | 3 | 1 | 4 | 9:12 | 10 |
9. | Pelisteri | 8 | 1 | 2 | 5 | 6:12 | 5 |
10. | Teteksi | 8 | 1 | 1 | 6 | 5:13 | 4 |