Skuadrës së Struga Trim Lum i ka mjaftuar një gol që nga transferta në Shkup ndaj Skopjes të kthehet me tre pikë të plota, njofton “infOSport.mk”.
Golin e vetëm të vlefshëm 3 pikë për skuadrën strugane e realizoi mbrojtësi Vasilev në minutën e 13-të. I sigurtë ishte edhe Gostivari që në transfertë mundi Vëllazërimin me rezultatin 0:2. Nga një gol në secilën pjesë shënuan futbollistët e trajnerit Erxhan Menga, që vazhdojnë të jenë në ndjekje të Strugës në pozitën e parë. Lavdrim Skenderi në minutën e 36-të shënoi golin e parë për Gostivarin, teksa rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Vëllazërimi 0, Gostivari 2 e vendosi Betim Miftari në minutën e fundit të takimit.
Një fitore të madhe me ndihmën e madhe të tifozëve të saj, “Sokolat” ka arritur edhe Korabi, që në terren vendas mundi Teteksin me rezultatin 2:1. Fitore identike realizoi edhe Labunishta që mundi Pelisterin, teksa ndeshja midis Genç Kalemler dhe Goblen Junior e zhvilluar në Gostivar u mbyll me barazimin 1:1.
Sulmuesi Sunaj Hasan në minutën e 22-të kishte kaluar në epërsi ekipin vendas, ndërsa për skuadrën kumanovare në këtë ndeshje kishte realizuar Mërgim Lutfiu në minutën e 63-të.
LDFM – Perëndim, Java VIII | ||
Korabi | 2 : 1 | Teteksi |
Skopje | 0 : 1 | Struga Trim & Lum |
Genç Kalemler | 1 : 1 | Goblen Junior |
Labunishta | 2 : 1 | Pelisteri |
Vëllazërimi | 0 : 2 | Gostivari |