Sulmuesi polak i Xhenoas, Krysztof Piatek është futbollilsti i parë që prej Gabriel Batistutas që arrinë të shënojë në 7 ndeshje me rradhë në “Serie A”. Piatek shënoi edhe në ndeshjen e sotme ndaj Parmës, në të cilën Xhenoa e tij u mund me rezultatin 1:3.
Piatek shënoi që në minutën e 6-të, kur kaloi në epërsi Xhenoan, mirëpo më pas Parma u kundërpërgjigjë me 3 gola brenda vetëm 14 minutave, falë finalizimeve të Rigonit (16’), Siligardit (26’) dhe Çeravolos (30’).
Sulmuesi polak Xhenoas iu bashkua në qershor, ndërsa ka shpërthyer në Itali, duke shënuar golin e 13-të në të gjithë kompeticionet, ndryshe golin e 9-të në 7 ndeshjet e para të sezonit të ri në elitën e futbollit italian.