Milani fiton falë Higuain, fitojnë edhe Lacio dhe Sampdoria (VIDEO)

Milani ka shënuar fitore 3:1 ndaj Kievos në ndeshjen e javës së 8-të, duke arritur kështu fitoren e tretë dhe të dytin rradhazi në ndeshjet e Serie A, njofton “infOSport.mk”.

Figurë qendrore te “rossonerët” në këtë ndeshje ishte Gonzalo Higuain që shënoi dy gola, edhe atë që në të dyja rastet falë asisteve të shkëlqyeshme nga ana e Susos. Sulmuesi argjentinas që të dy golat i realizoi gjatë pjesës së parë, ndërsa një gol tjetër në pjesën e dytë për “kuqezinjtë” realizoi Bonaventura me një goditje nga distanca. Golin e nderit për skuadrën nga Verona e realizoi Pelisie.

Me këtë fitore Milani tashmë numëron 12 pikë, duke u renditur në pozitën e 10-të, mirëpo vlen të ceket se skuadra e trajnerit Gatuzo ka edhe një ndeshje më pak.

Fitoreve gjatë ditës së sotme në ndeshjet e orës 15:00 iu gëzuan edhe Sampdoria dhe Lacio, me këta të fundit që në “Olimpipko” mundën minimalisht 1:0 Fiorentinën. Golin e vetëm për “lacialët” e shënoi Çiro Imobile në minutën e 37-të. Imobile në këtë ndeshje u zëvendësua në minutën e 85-të, ndërsa vendin e tij e zuri reprezentuesi kosovar, Valon Berisha. Përveç tij te Lacio titullarë luajti edhe portieri Thomas Strakosha, ndërsa për shkak të një dëmtimi të dorës mungoi tetovari, Riza Durmishi.

Fitore minimale 1:0 realizoi edhe Sampdoria që falë golit të  Tonelit (75’) mundi Atalantan në Bergamo. Te skuadra vendase në këtë ndeshje nuk u paraqitë as portieri Etrit Berisha, por as mbrojtësi Berat Xhimshiti, të cilët qëndruan në bankinë për gjatë 90-të minutave.

Leave a Reply