Java e dytë në Ligën e Dytë – Lindje prodhon derbi ndeshjen midis Kit Go dhe Borecit, aktualisht dy skuadrave të para në renditje, me mysafirët që në 7 javët e para kanë arritur po aq fitore, njofton “infOSport.mk”.
Dueli i sotshëm ndaj Kit Go do të jetë testi më i rëndë për ekipin e trajnerit Gorazd Mihajllov dhe dyshes shqiptare Burhan Mustafa dhe Leonard Kallaba, që nuk e kanë shijuar ende aromën e disfatës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Pehçevë me fillim në ora 15:00, ndërsa në të njëjtën kohë do të zhvillohen edhe 4 ndeshje të tjera.
Bregallnica në Shtip do të mirëpret Plaçkovicën, pjesë e së cilës skuadër është tashmë ish kapiteni i tyre, Goran Zdravkov, Detonit Junior me Zhanko Savovin trajner do të tentojnë fitoren e dytë në kampionat, kësaj rradhe ndaj Sasa-s, Vardar Negotina në shtëpi do të mirëpret Kozhuvin e Emir Skenderit, ndërsa Tikveshi si vendas ëshët favorit i madh përballë Partizan Obrshanit. Tikveshi pas Borecit është skuadra e dytë që nuk ka pësuar asnjë disfatë në këto 7 javë, ku ka arritur 4 fitore dhe 3 barazime.
LDFM – Lindje, Java VIII | ||
Bregallnica | 15:00 | Plaçkovica |
Detonit J. | 15:00 | Sasa |
Kit Go | 15:00 | Boreci |
Vardar N. | 15:00 | Kozhuvi |
Tikveshi | 15:00 | Partizan O. |