Ramadani me Feronikelin shkëputën në krye, fitojnë edhe KEK-un

Strategu shkupjan Zekirija Ramadan me skuadrën e tij Feronikelin vazhdojnë dominimin këtë sezon në Superligën e futbollit kosovar, ku pasdite kanë marrë edhe një fitore tjetër pranë publikut të tyre duke mundur skuadrën e KEK-ut me rezultat 4:1.

Aktualisht Feronikeli kryeson kampionatin kosovar me 23 pikë pas 9 ndeshjesh, ndërsa duhet theksuar se skuadra nga Drenasi ka regjistruar sot edhe fitoren e 7 radhazi.

Ndërkohë, Drita nuk arriti të rigjejë fitoren, që u mungon tashmë prej 2 javësh, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Drenicës.

Në barazim pa gola përfundoi edhe sfida tjetër e kësaj pasditeje, ajo mes Ballkanit dhe Ferizajt, dy skuadra që janë ngjitur vetëm këtë sezon në ligën e më të fortëve.

Leave a Reply