Shkupi në sezonin e ri nuk po kalon momente të mira dhe asesi ta tejkalojë krizën. Pas 9-të xhirove në kampionat mbetet e fundit në renditjen tabelare me vetëm 6 pikë të grumbulluara, pasi edhe sot u ndal me barazim nga Rabotniçki 1:1.
Pas sfidës, në rrjetet sociale ka reaguar drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku duke dhënë një mesazh se skuadra “bardheblu” do të rikthehet aty ku e ka vendin, ndërsa momenti negativ do të tejkalohet. Ai ka bërë apel për tifozët, të mos fyejnë dhe ofendojnë, por të qëndrojnë në mbështetje të klubit në këtë periudhë të vështirë.