Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjet e javës së 9-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ku vërehet një dominim i plotë i skuadrave vendase, njofton “infOSport.mk”.
Nga gjithsej 5 ndeshje, në 4 prej tyre po avansojnë skuadrat vendase, ndërsa vetëm ndeshja në Strumicë midis Bellasicës dhe Sileksit përfundoi pa asnjë gol të shënuar.
Shkëndija avanson ndaj Renovës
Shkëndija avanson ndaj RenovësSHKËNDIJA – RENOVA 1:0(B. Ibraimi 23')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 6 октомври 2018 г.
Shkëndija falë golit të Besart Ibraimit në minutën e 23-të po avanson në derbin lokal të Tetovës ndaj Renovës, ndërkohë në derbin lokal të skuadrave nga kryeqendra jonë, FC Shkupi falë një autogoli ndodhet në epërsi ndaj Rabotniçkit.
Epërsi minimale 1:0 gjatë 45 minutave të para kanë edhe Makedonija Gjorçe Petrovi ndaj Pobedës dhe Vardari ndaj Akademia Pandevit.
LPFM, Java IX | ||
Rezultatet e 45 minutave të para | ||
Bellasica | 0 – 0 | Sileksi |
Makedonija Gj.P | 1 – 0 | Pobeda |
Shkëndija | 1 – 0 | Renova |
Shkupi | 1 – 0 | Rabotniçki |
Vardari | 1 – 0 | A. Pandev |