Enis Bardhi ka rezultuar deçiziv në fitoren e skuadrës së tij, Levantes në transfertën ndaj Getafes, duke shënuar golin e vetëm dhe të fitores, njofton “infOSport.mk”. Golin me vlerë prej tre pikëshi Bardhi e shënoi në minutën e 60-të, vetëm 15 minuta pas inkuadrimit të tij në lojë në fillimin e pjesës së dytë, pasi trajneri Pako Lopez kishte vendosur që shkupjanin sot ta lë në bankinë.
Megjithatë një gjë e tillë nuk i pengoi aspak futbollistit shqiptarë, i cili doli në skenë duke shënuar një super gol, tashmë përmes specialiteteve të tij, e që janë goditjet nga gjuajtja e lirë.
SUPER GOLI I ENIS BARDHIT NDAJ GETAFES
SUPER GOLI I ENIS BARDHIT NDAJ GETAFES
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 6 октомври 2018 г.
Goditja e Bardhit në minutën e 60-të ishte aq shumë precize dhe me mjaft mjeshtëri e ekzekutuar nga ana e tij, aq sa nuk mundi të gjejë kundërpërgjigje nga ana e portierit kundërshtarë Soria.
Ishte kjo fitorja e tretë për Levanten në sezonin e ri, me ç’rast tashmë skuadra e Bardhit renditet në pozitën e 10-të me 10 pikë të tubuara, teksa Getafe me vetëm një pikë më pak renditet në pozitën e 13-të.