Derbi tetovar tërheq figura të njohura (FOTO)

Derbi tetovar tërheq figura të njohura në tribuna. Mes shumë miqëve të pranishëm janë dy ish futbollistët të njohur Artim Shaqiri dhe Gajur Sadiki. Nuk ka munguar përshëndetja mes tyre duke e ditur miqësinë e ngushtë prej kohës kur luanin bashkë te Vardari i Shkupit, ndërsa të dy kanë të kaluar edhe me Shkëndijën ku kanë luajtur si futbollistë, ndërsa Shaqiri një periudhë ishte edhe shef i stafit teknik.

Nuk dihet nëse prania e tyre ishte vetëm për arsye sportive për të ndjekur derbin tetovar apo ka ndonjë të fshehtë duke e ditur se pankina e Renovës ka mbetur e zbrazur pas largimit të Jeton Beqirit, ndërsa në të njejtën kohë Shaqiri është pa angazhim.

Për momentin nuk ka asgjë në këtë drejtim, ndërsa e ardhmja do të tregojë nëse mund të ndodh ndonjë lloj bashkëpunimi.

Leave a Reply