Bentakur i “vodhi’ golin Ronaldos, shiko se si i përgjigjet portugezi (VIDEO)

Juventusi pjesën e parë ndaj Udinezes, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 8-të në “Serie A” e ka mbyllur me dy gola epërsi, duke paralajmëruar edhe fitoren e 8-të këtë edicion, njofton “infOSport.mk”.

Golin e parë për “Zonjën e Vjetër” e realizoi Bentakur, i cili thjesht i “vodhi” golin portugezit Kristiano Ronaldo në minutën e 33-të. Edhe pse në ato momente krosimi i Zhao Kanselos ishte i destinuar për Ronaldon, Bentakur i vodhi kohën dhe shënoi para tij.

Por nuk vonoi shumë dhe 4 minuta më pas Ronaldo u “kundërpërgjigj”, duke shënuar një super gol fluturimthi me të majtën e tij, pas pasimit brenda zonës të kroatit Mario Manxhukiç.

Golat e pjesës së parë nga ndeshja Udineze – Juventus (0:2) mund ti ndiqni KËTU.

Leave a Reply