Cristiano Ronaldo është hequr nga platformat e medieve sociale të EA Sports në mes të akuzave për përdhunim ndaj yllit të kopertinës së FIFA 19.
Sulmuesi i Juventus dhe Portugalisë është imazhi i FIFA 19 në Twitter dhe Facebook.
Gjithsesi Ronaldo, i cili është përdorur si emblema e lojës së famshme edhe në dy vitet e shkuara, nuk shihet tashmë në faqet promocionale të faqes së EA Sports, përveçse në kopertinën e lojës.
“Kemi parë raportet shqetësuese të akuzave ndaj Cristiano Ronaldo-s,” shprehet EA Sports të enjten.
“Po monitorojmë me vëmendje situatën, teksa presim që atletët dhe ambasadorët tanë të sillen në mënyrën e duhur.”
Ronaldo ka marrëveshje të mëdha sponsorshipi me Nike, Tag Heuer, Herbalife dhe American Tourister.