Ish sulmuesi i Galatasarajit dhe kombëtares së Turqisë në futboll, Umit Karan, edhe zyrtarisht prej sot është emëruar trajner i ri i FC Shkupit, njofton ‘infOSport.mk’.
41-vjeçari në këtë post do të zëvendësojë bashkëkombasin e tij Hajati Sojdash, i cili u largua vetëm pas në muaji në krye të skuadrës nga Çairi, duke regjistruar vetëm një fitore dhe 4 disfata.
Për Umit Karan do të jetë kjo hera e parë që do të udhëheq një skuadër si trajner kryesor, ndërsa gjithashtu në knferencën e sotme për shtyp, para të pranishmëve nga FC Shkupi prezantuan edhe drejtorin e ri gjeneral, Tufan Tash, i cili vjen në vendin e të larguarit, Shefshet Demiri.
Umit Karan debutimin e tij si trajner i FC Shkupit do ta ketë të shtunën në ndeshjen e javës së 9-të kundër Rabotniçkit në Çair.