Geret Sautgejt ka firmosur kontratë të re e cila do ta mbajë atë seleksionues të Anglisë deri në përfundim të Kupës së Botës në Katar në vitin 2022. Rinovimi vjen disa ditë para përballjeve të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve dhe ky akt i Asosiacionit të futbollit të Anglisë manifeston besim në punën që bëhet në ekipin kombëtar të futbollit i cili në Botërorin e fundit ‘Rusi 2018’ me Sautgejtin në pankinë zhvilloi kompeticion shumë pozitiv duke u ndalë në vendin e katërt.
“Jam shumë i kënaqur që më jepet mundësia të udhëheq ekipin kombëtar në dy turnetë e mëdha të rradhës”, është shprehur Sautgejt menjëherë pas firmosjes së kontratës, ndërsa ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë për dy ndeshjet e rradhës me Koracinë dhe Spanjën më 12 dhe 15 tetor në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndërkohë më 15 nëntorë Anglia në Uembli të Londrës do të përballet me SHBA-të në një ndeshje miqësore.