Feronikeli nuk ndalet as në Podujevë, ku arriti të marrë një fitore minimale 0-1 përballë Llapit të vendit të dytë, rezultat që e shkëput në krye të renditjes me 20 pikë, 4 më shumë se llapjanët ndjekës.
Skuadra nga Drenasi e udhëhequr nga shkupjani Zekirija Ramadani mbeti me 10 futbollistë që në minutën e 39’, por kjo nuk e pengoi që të shënojë një gol rreth 20 minuta p[ara fundit të takimit dhe të dalë me 3 pikë nga transferta e Podujevës.
Fitore minimale 0-1, por me mjaft vlera, mori edhe Prishtina në stadiumin “Përparim Thaçi” të Prizrenit, përballë Lirisë vendase, falë golit të shënuar nga Thaçi në minutën e 64-t të takimit.
Skuadra e Josës vinte pas dy javësh pa fitore dhe triumfi ndaj Lirisë shërbeu jo vetëm për të rikthyer qetësinë, por edhe për t’u ngjitur përkohësisht në vendin e tretë të renditjes, duke ruajtur ritmin e Feronikelit kryesues.
Kampionët në fuqi të Kosovës, Drita e Gjilanit, nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e luajtur në shtëpi me skuadrën nga Mitrovica, Trepça ’89.
Gjilanasit e shpëtim Duros vinin pas humbjes në derbin e Anamoravës dhe kaluan të parët në avantazh me anë të Xhevdet Shabanit, por skuadra e Trepçës riktheu baraspeshën në 45-minutëshin e dytë.
Sfida tjetër e IPKO Superligës, ajo mes KEK-ut dhe Ballkanit, dy skuadra që u ngjitën këtë sezon mes më të mirave, përfundoi në barazim 2-2.