Sonte në mbrëmje do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve Europian.
Pa dyshim se e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në stadiumin ‘Uembli’ të Londrës, aty ku Totenhami do të jetë nikoqir i Barcelonës.
Trajneri i Totenhamit Maurisio Poçetino në prag të këtij takimi po has në shumë probleme, pasi do ti mungojnë disa nga futbollistët kryesor, si Eriksen, Delle Alli, Dembele dhe Aurier, ndërsa në anën tjetër mungesa më e madhe te Barcelona do të jetë ajo e mbrojtësit francez, Samuel Umtiti, teksa i gatshëm për lojë te skuadra ‘katalunase’ nuk do të jetë as Serxhi Roberto.
Mirëpo edhe përkundër këtyre mungesave, Totenhami do të mundohet të ndal Messin me shokë, pas asaj humbje në xhiron e parë ndaj interit, kur golin e nokautit e pësoi vetëm në minutat shtesë.
Për dallim nga ‘spërsat’, Barcelona në ‘Kamp Nou’ morri një fitore të lehtë ndaj PSV Ajndhovenit, në të cilën ndeshje shkëlqeu Lionel Messi, duke realizuar ‘hat-trik’, ndërsa një gol tjetër në atë fitore 4:0 realizoi edhe Dembele.
Formacionet e mundshme: