Shkëndija manita ndaj Kit Go, Shefiti shkëlqen me tre gola (VIDEO)

Shkëndija ka avansuar në mënyrë bindëse në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, duke eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 7:0 ekipin e Ligës së Dytë, Kit Go, njofton “infOSport.mk”. Pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë në Tetovë, sot “kuqezinjtë” e Qatip Osmanit shtuan fitoren e dytë dhe shumë bindëse 5:0 në Pehçevë, ku figurë qendrore doli të jetë anëtari i Kombëtares shpresa të Shqipërisë, Shefit Shefiti që realizoi 3 gola.

Goli i parë i Shkëndijës i shënuar nga Shefit Shefiti

Goli i parë i Shkëndijës i shënuar nga Shefit Shefiti Ndeshja e kthimit e 1/8 së finalesKIT GO – SHKËNDIJA 0:1(Sh. Shefiti 2')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 3 октомври 2018 г.

Trajneri Osmani ndeshjen e nisi me formacion të kombinuar, ndërsa duke llogaritur fitoren 2:0 në ndeshjen e parë historia e këtij dueli të 1/8 së finales morri fund që në minutën e dytë kur Shefiti realizoi për 0:1.

Gledi Mici shënon golin e dytë ndaj Kit Go

Gledi Mici shënon golin e dytë ndaj Kit Go Ndeshja e kthimit e 1/8 së finalesKIT GO – SHKËNDIJA 0:2(G. Mici 20')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 3 октомври 2018 г.

Në vazhdim Mici në minutën e 20-të dyfishoi rezultatin, ndërsa golin debutes me Shkëndijën e gjeti Samir Fazli në minutën e 28-të. Në fraksionin e dytë kuqezinjtë menaxhuan lojën dhe shtuan edhe dy gola tjerë me Shefitin (68′ dhe 90′) për fitore bindëse 5:0.

Samir Fazli shënon golin debutues me fanellën e Shkëndijës

Samir Fazli shënon golin debutues me fanellën e ShkëndijësKIT GO – SHKËNDIJA 0:3(S. Fazli 28')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 3 октомври 2018 г.

Leave a Reply