Sot në futbollin vendor në program ishin ndeshjet kthyese të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, ku fituesi aktual i këtij kompeticioni, Shkëndija pa shumë probleme u kualifikua në çerekfinale, teksa skuadra me më shumë trofe në këtë garë, Vardari u eliminua që në 1/8 e finales nga skuadra e Makedonija Gj.P, që sot në ndeshjen e kthimit mundi rivalët lokal me rezultatin 2:1, shkruan ‘infOSport.mk’.
Për dallim nga Vardari, Shkëndija pas fitores së sotme 5:0 në transfertën ndaj Kit Go, me rezultatin e përgjithshëm 7:0 kaloi në raundin tjetër, aty ku do të luajnë edhe Rabotniçki, Sileksi, Pobeda, Bellasica dhe Akademia Pandevi.
Këta të fundit edhe përkundër disfatës 0:1 në ndeshjen e sotme u kualifikuan për në çerekfinale, kjo falë fitores bindëse nga ndeshja e parë në Shtip me rezultatin 6:2.
Bellasica edhe në ndeshjen e dytë mundi Pelisterin, edhe përkundër faktit se skuadra nga Manastiri gjatë pjesës së parë avansonte me rezultatin 1:0. Në fund fitore 3:1 për Bellasicën, skuadër kjo që me rezultatin e përgjithshëm 5:1 u kualifikua në raundin tjetër, njëjtë sikurse edhe Pobeda dhe Sileksi që fituan edhe ndeshjet e dyta përballë Gostivarit, gjegjësisht Skopjes, teksa Rabotniçki edhe përkundër barazimit 1:1 kaloi më tej, kjo falë fitores minimale 1:0 ndaj Tikveshit në Kavadar.
Kupa e Maqedonisë, 1/8 e finales | ||
A. Pandev | 0 – 1 (2 – 6) | Bregallnica |
Bellasica | 3 – 1 (2 – 0) | Pelisteri |
Kit Go | 0 – 5 (0 – 2) | Shkëndija |
Makedonija Gj.P | 2 – 1 (1 – 1) | Vardari |
Pobeda | 4 – 1 (2 – 1) | Gostivari |
Rabotniçki | 1 – 1 (1 – 0) | Tikveshi |
Sileksi | 2 – 1 (2 – 0) | Skopje |
(Në kllapa keni rezultatet e ndeshjeve të para)