Sot në futbollin vendor në program janë ndeshjet kthyese të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë në futboll, njofton ‘infOSport.mk’.
Disa nga skuadrat thuajse kualifikimin për në çerekfinale e kanë siguruar që në ndeshjet e para, ndërsa ndeshja me më shumë paqartësi pritet të jetë ajo midis Makedonija GJ.P dhe Vardarit. Ndeshja e parë mes dy skuadrave shkupjane ishte mbyllur me barazim 1:1, ashtu që fituesi nga kjo përballje do të udhëtonte më tej.
Shumë pranë ndeshjeve çerekfinale bazuar në rezultatet e ndeshjeve të para janë edhe Akademia Pandevi, Bellasica, Shkëndija, Sileksi, por edhe Rabotniçki dhe Pobeda që në ndeshjet ndaj Tikveshit, gjegjësisht Gostivarit futen me epërsi në ndeshjet që sot do ti zhvillojnë si vendas.
Vlen të theksohet se Pobeda ndeshjen e saj ndaj Gostivarit do ta zhvillojë në Prilep, në stadiumin e Mogillas, i cili ishte suspenduar nga ana e FFM-së, pasi i njëjti nuk përmbushte kushtet për futboll.
Në këtë mënyrë Pobeda rikthehet ti zhvillojë ndeshjet në qytetin e saj të Prilepit, aty ku mungonte futbolli elitarë gati një vit të plotë.
Të gjitha ndeshjet e sotme startojnë në ora 15:00.
Kupa e Maqedonisë, 1/8 e finales | ||
A. Pandev | (2 – 6) | Bregallnica |
Bellasica | (2 – 0) | Pelisteri |
Kit Go | (0 – 2) | Shkëndija |
Makedonija Gj.P | (1 – 1) | Vardari |
Pobeda | (2 – 1) | Gostivari |
Rabotniçki | (1 – 0) | Tikveshi |
Sileksi | (2 – 0) | Skopje |
(Në kllapa keni rezultatet e ndeshjeve të para)