Futbollisti i talentuar shqiptarë, Lavdrim Fazliu ka rezultuar deçiziv për Rabotniçkin, duke i siguruar skuadrës së tij kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton ‘infOSport.mk’.
Pikërisht goli i 18-vjeçarit Fazliu ishte i mjaftueshëm që “romantikët” të shkojnë tutje, edhe përkundër faktit se në fund ndaj Tikveshit sot në Shkup barazuan me rezultatin 1:1.
Fazliu golin e vetëm për Rabotniçkin në këtë ndeshje e realizoi në minutën e 83-të, teksa vetëm dy minuta më pas Aleksandar Mishov barazoi shifrat. Mirëpo ishte kjo gjithçka që mundën të bëjnë futbollistët e Tikveshit, pasi edhe ky barazim i shihte ata të eliminuar, duke pasur parasysh se në ndeshjen e parë në Kavadar kishin humbur me rezultatin minimal 0:1.
Për Lavdrim Fazliun ishte ky goli i parë me fanellën e ekipit të seniorëve, ku gjatë këtij sezoni nën drejtimin e Gjore Jovanovskit po merr thuajse në çdo ndeshjen besimin e trajnerit të tij.
Foto: ekipa.mk