Federata e Mundjes në Maqedoni e udhëhequr nga presidenti Betim Vrenezi, po vazhdon t’iu ndihmojë klubeve të vendit me pajisje të ndryshme që iu nevojiten për ushtrime. Së fundmi nga projekti i bërë nga FMM, klubi i mundjes Liria nga Çairi është pajisur me dy tapeta të ri dhe një numër të madh të rekuizitave për ushtrime.
“Siç e dini projektin që e kishim nga Federata e Mundjes të Maqedonisë për zhvillimin e mundjes në vendin tonë, veq se filloi të realizohet para Kampionatit Botëror për Veteran dhe këto tapet të ri dhe mjete që është furnizuar klubi i mundjes Liria janë pjesë e atij projekti. Të njejtin e kemi bërë vetëm e vetëm që klubet ta kenë bazën e fortë, t’i kenë kushtet minimale që duhet t’i ketë një klub që të mundemi pastaj ne t’iu kërkojmë rezultate”, tha Betim Vrenezi.
Në shenjë faleminderimi për donacionet dhe përkrahjen e vazhdueshme, nënkryetari i klubit Liria Amet Ademi mbrëmë organizoi edhe një manifestim falenderues për kryetarin e FMM-së Betim Vrenezi, të cilit iu nda edhe një plaketë. Në këtë organizim morën pjesë edhe shumë personalitete nga sfera të ndryshme.