Bllazhevski shkëlqen në fitoren e Tiranës (VIDEO)

Dejan Bllazhevski ka rezultuar deçiziv në fitoren e Tiranës në transfertën ndaj Kastriotit, në të cilën ndeshje skuadra ‘bardhekaltër’ nga kryeqendra shqiptare shënoi fitore me rezultatin 2:3, njofton ‘infOSport.mk’.

Ish sulmuesi i Vardarit realizoi dy gola, nga një në secilën pjesë duke qenë më i merituari për fitoren e dytë të Tiranës këtë edicion në Superligën shqiptare.

Rikujtojmë Bllazhevski kishte shënuar edhe në ndeshjen ndaj Luftëtarit, ndaj së cilës skuadër Tirana kishte arritur fitoren e parë në kampionat.

Kastrioti-Tirana (Përmbledhje)

Kastrioti-Tirana (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в Сряда, 3 октомври 2018 г.

Golin e parë Dejan Bllazhevski e realizoi në minutën e 37-të, teksa golin e dytë personal dhe të tretin për Tiranës, sulmuesi maqedonas e realizoi në minutën e 74-të.

Goli i parë i Tiranës ishte një autogol i Stijepoviç, teksa në anën tjetër golat për Kastriotin i realizuan Bardhi (30’) dhe Shehu (81’).
Tirana falë kësaj fitore me 8 pikë renditet në pozitën e 6-të, ndërkohë Kastrioti mbetet në pozitën e fundit me vetëm 4 pikë të tubuara.

Leave a Reply