Barcelona ishte sonte superiore në transfertën në ‘Uembli’ ndaj Totenhamit, duke shënuar fitore me rezultatin 4:2, teksa në derbin tjetër të zhvilluar në ‘Sao Paolo’, Napoli mundi minimalisht 1:0 Liverpullin, njofton ‘infOSport.mk’.
Autorë i golit të vetëm për ‘napolitanët’ ishte Lorenco Insinje në minutën e fundit të takimit, ndërsa dy golat e Messit dhe nga një të Kutinjos dhe Rakitiç i dhanë fitoren e dytë nga po aq ndeshje Barcelonës, që ndiqet nga Interi, që gjithashtu ka dy fitore në dy ndeshjet e para.
Njëjtë sikurse edhe në ndeshjen ndaj Totenha, edhe sonte Interi deri tek fitorja arriti me përmbysje falë golave të shënuar nga Naingolan dhe Ikardi, teksa fitoret e dyta në kuadër të grupit ‘A’ regjistruan edhe Borusia e Dortmundit dhe Atletiko Madridi, që mundën Monakon, gjegjësisht Klub Bryzhin.
Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Dragao’, Porto me rezultatin minimal 1:0 mundi Galatasarajin, që në këtë mënyrë tashmë renditet në pozitën e tretë të grupit ‘D’ me 3 pikë.
Liga e Kampionëve | ||
Lok. Moscoë | 0 – 1 | Schalke |
PSG | 6 – 1 | Crvena zvezda |
Atl. Madrid | 3 – 1 | Club Brugge |
Bor. Dortmund | 2 – 0 | Monaco |
Napoli | 1 – 0 | Liverpool |
Porto | 1 – 0 | Galatasaray |
PSV | 1 – 2 | Inter |
Tottenham | 2 – 4 | Barcelona |