Kristiano Ronaldo, nën hetim. Pas probleme në Spanjë për evazion fiskal, tanimë për portugezin ka një akuzë për përdhunim dhe është një çështje që po rihapet. E gjithë ngjarja pretendohet të ketë ndodhur ne vitin 2009 në Las Vegas.
Është gazetari Dan Roan, ai i cili përmes një postimi në “Twitter” e bën me dije diçka të tillë. Ai i referohet deklaratës së bërë nga policia e Las Vegasit: “Detektivët tanë po analizojnë informacionin e viktimës. Hetimet janë në vazhdim”.
Majorga, ajo që akuzon, pretendon se është përdhunuar. Ndërkohë nga ana tjetër Ronaldo ka mohuar gjithçka. Gjithsesi tashmë ka një çështje ligjore, pasi “Spiegel” raporton se avokati i vajzës ka hapur një padi civile.
Thuhet se Ronaldo edhe e ka paguar vajzën, vetëm që të mos bënte publike atë që kishte ndodhur. As 375 mijë dollarët që dyshohet se portugezi ia ka dhënë vajzës, nuk kanë mjaftuar për të rinisur telashet për sulmuesin e Juventusit.