Trajneri i Kombëtare së Shqipërisë, Kristian Panuçi ka shpallur sot listën prej 25 futbollistëve që do ti ketë në disponim për dy ndeshjet e tetorit. Fillimisht “kuqezinjtë” me datë 10 tetor në “Elbasan Arena” do të përballen me Jordaninë në një ndeshje miqësore, teksa 4 ditë më vonë në Ber Sheva përballë Izraelit do të zhvillojë ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Grupit C1 për Ligën e Kombeve.
Në mesin e futbollistëve të ftuar nga ana e Panuçit, janë edhe 4 debutues, si Egli Kaja që aktivizohet në radhët e skocezëve të Livingston, Kastriot Dermaku që luan në Itali me ekipin e Kozencës, Myrto Uzuni që luan në kampionatin kroat me ekipin e Lokomotivës së Zagrebit, si dhe Xhiakomo Vrioni që vjen nga Venecia.
Jashtë grupit mbeten sërish Odise Roshi dhe Armando Sadiku, ndërsa është rikthyer Eros Grezda, i cili për probleme fizike nuk ishte në dispozicion të grupit.
Skuadra përfaqësuese e futbollit do të nisë seancat stërvitore ditën e hënë në kompleksin “Tropikal”, ku dhe do të grumbullohet në vigjilje të këtyre dy ndeshjeve, ndërsa më poshtë do të mund të gjeni edhe listën e plotë të futbollistëve të grumbulluar për sfidën me Jordaninë dhe transfertën zyrtare në Izrael.