Sulmuesi kolumbian Radamel Falkao me shumë gjasa në fund të këtij sezoni, do t’i jep fund aventurës së tij te skuadra franceze e Monakos.
Mediat e huaja raportojnë se ylli kolumbian do ta vazhdojë karrierën në MLS të Amerikës.
Crew Colombus, thuhet se është destinacioni i ardhshëm i Falkaos, por situatën rreth ish sulmuesit të Atletiko Madridit dhe Mançester Junajtedit po e ndjek me shumë vëmendje edhe Inter Miami, që gjithashtu po interesohet për shërbimet e tij.