CSKA Moska ka regjistruar një fitore historike, pasi sonte në terren vendas mundi kampionët në fuqi të Botës dhe Europës, Real Madridin! Skuadra nga kryeqendra ruse shënoi fitore minimale 1:0, falë golit të shënuar nga kroati Nikolla Vllashiç që në minutuën e dytë të takimit.
‘Mbretërve’ nuk u mjaftuan edhe 88 minuta të tjera për të arritur të paktën deri te barazimi, ndërsa vlen të theksohet se është kjo ndeshja e tretë me rradhë që skuadra e Lopetegit nuk arrinë të shënojë gol.
Duhet pranuar gjithashtu se futbollistët e Realit megjithatë sonte nuk e kishin fatin me vete, pasi në tre raste qëlluan shtyllën. Kësisoj ekipi i ri i CSKA Moskës, që në fund ndeshjen e mbylli me 10 futbollistë pas ndëshkimit me të kuq të portierit Igor Akinfeev (dy kartonë të verdhë), kryeson grupin ‘G’ me 4 pikë, një më shumë se Reali dhe Roma, që në ndeshjen tjetër të këtij grupi demoloi Plzenin me rezultatin 5:0.