E mërkura e rezervuar për ndeshjet kthyese të 1/8 së finales së Kupës

E mërkura sa i përket futbollit vendor është e rezervuar për ndeshjet kthyese të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, ku paqartësi më të mëdha pritet të ketë në ndeshjen mes dy skuadrave shkupjane të Ligës së Parë, Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Vardarit, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave, e zhvilluar në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, ku në rolin e nikoqirit ishte Vardari, ishte mbyllur me barazimin 1:1. Do të jetë kjo ndeshja e 5-të për këto dy skuadra brenda një periudhe të shkurtër, duke pasur parasysh se pak para fillimit të sezonit të ri ata zhvilluan një miqësore që ju shërbeu si test kryesor për në kampionat, ndërsa një tjetër miqësore zhvilluan edhe në pauzën kur përfaqësuesja e Maqedonisë i zhvilloi dy ndeshjet e shtatorit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Që në të dyja miqësoret ishte Makedonija GJ.P që shënonte fitore (1:0, 3:0), mirëpo ndryshe ishte situata në ndeshjet zyrtare, ku fillimisht në kuadër të javës së tretë kampionale Vardari kishte shënuar fitore me rezultatin minimal 1:0, teksa në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës, këto dy skuadra kishin barazuar me rezultatin 1:1. Ndeshja e nesërme në lagjen e Gjorçe Petrovit do të jetë një mundësi e mirë për Makedonija GJ.P për të marrë fitoren e parë zyrtare ndaj Vardarirt këtë edicion, e cila do ju siguronte “verdhekuqve” kualifikimin për në çerekfinale.

Atje veçmë me një këmbë ndodhet Akademia Pandev që në ndeshjen e parë si mysafir me rezultatin 2:6 kishte mundur Bregallnicën, si dhe Bellasica që me rezultatin 2:0 kishte mundur Pelisterin në Manastir, ndërsa shumë afër është edhe Sileksi pas asaj fitore 0:2 në ndeshjen e parë në Shkup ndaj Skopjes, transmeton “infOSport.mk”.

Me epërsi prej një goli futen edhe Rabotniçki dhe Pobeda, që tashmë si vendas mirëpresin skuadrat e Ligës së Dytë, Tikveshin, gjegjësisht Gostivarin, teksa skuadra e Shkëndijës që mbron trofeun e vitit të kaluar nuk duhet te ketë shumë probleme përballë ekipit të Kit Go nga Pehçeva.
Rikujtojmë të besuarit e trajnerit Qatip Osmani në ndeshjen e parë të zhvilluar në Tetovë kishin shënuar fitore 2:0.

Kupa e Maqedonisë, 1/8 e finales

A. Pandev 03.10. 15:00 Bregallnica
Bellasica 03.10. 15:00 Pelisteri
Kit Go 03.10. 15:00 Shkëndija
Makedonija Gj.P 03.10. 15:00 Vardari
Pobeda 03.10. 15:00 Gostivari
Rabotniçki 03.10. 15:00 Tikveshi
Sileksi 03.10. 15:00 Skopje

Leave a Reply