Di Maria vazhdon bashkëpunimin me PSZH-në

Anhel Di Maria do të vazhdojë të mbojë ngjyrat e Paris Sen Zhermenit, te e cila skuadër ësshtë shumë i lumtur.

Një gjë të tillë raportojnë mediat franceze, sipas të cilave argjentinasi ka arritur marrëveshje me kampionët e “Ligue 1” për rinovimin e kontratës edhe për dy vite të tjera.

Kontrata aktuale e 30-vjeçarit përfundon verën e ardhshme, por shumë shpejt ai pritet të nënshkruajë një kontratë të re, sipas së cilës në “Parkun e Princërve” do të qëndronte deri në vitin 2021.

Di Maria te PSZH-ja u transferua verën e vitit 2015-të nga skuadra anglez e Mançester Junajtedit për shumën e 63 milionë eurove.

Leave a Reply