Janë mbyllur ndeshjet e xhiros së dytë në grupet ‘E’, ‘F’, ‘G’ dhe ‘H’ në Ligën e Kampionëve, ku CSKA-ja e Moskës ka bërë surprizën më të madhe, duke mundur kampionët në fuqi të Europës, Realin e Madridit me rezultatin minimal 1:0, njofton ‘infOSport.mk’.
Fituesin në këtë takim e vendosi goli i 20-vjeçarit kroat Nikolla Vllashiç që në minutën e dytë. Te skuadra vendase fare në fund për shkak të dy kartonëve të verdhë, me të kuq u ndëshkua portieri Akinfeev.
Me një futbollistë më pak fitore arriti edhe Benfika në transfertën në Greqi ndaj AEK-ut, teksa Roma ekipin çek të Plzen e përcolli me ‘manita’.
Lioni edhe përkundër disavantazhit prej dy golave, në fund nxorri një barazim në kuadër të grupit ‘F’, duke mbyllur ndeshjen ndaj Shakhtarit me rezultatin 2:2, ndërsa mbrëmjen e sotme dështoi të fitojë edhe Bajerni i Munihut, që në ‘Alianc Arena’ barazoi 1:1 me Ajaksin.
Me barazim, mirëpo pa asnjë gol të shënuar u mbyll edhe ndeshja e grupit ‘H’ midis Mançester Junajtedit dhe Valencias, e zhvilluar në ‘Olld Traford’. Ishte ky edhe një dështim tjetër i ‘Djajve të Kuq’ nën drejtimin e trajnerit Hoze Murinjo, stoli i të cilit tashmë po lëkundet seriozisht.
Liga e Kampionëve, xhiroja e dytë |
||
Hoffenheim | 1 – 2 | Manchester City |
Juventus | 3 – 0 | Young Boys |
AEK | 2 – 3 | Benfica |
AS Roma | 5 – 0 | Plzen |
Bayern | 1 – 1 | Ajax |
CSKA Moscow | 1 – 0 | Real Madrid |
Lyon | 2 – 2 | Shakhtar |
Manchester Utd | 0 – 0 | Valencia |