Një autogol që rrallë herë shihet në fushat e futbollit ka realizuar futbollistja e Mançester Sitit në ndeshjen ndaj Birmingam Sitit në kuadër të Superligës angleze në konkurrencën e femrave. Në minutën e 8-të Birmingami kaloi në epërsi me rezultatin 1:0, kjo falë futbollistes së Sitit Abi MakManes, e cila në tentativë për të rikthyer topin deri te portierja Eli Robok, e paraboloi atë, edhe pse kjo e fundit tentoi që të ndalte topin me kokë, mirëpo pa sukses.
Topi përfundoi në rrjetë, duke bërë që në ato momente Birmingami të avansojë me rezultatin 1:0, mirëpo në fund kjo skuadër duheshe të pajtohet më disfatën 3:2, pasi futbollistet e Sitit ishin shumë të mira dhe një gjë të tillë dëshmuan edhe në këtë përballë.
Pas kësaj fitoreje Mançester Siti me 8 pikë renditet në pozitën e tretë, duke iu afruar në vetëm një pikë Birmnigamit, që ndodhet në pozitën e dytë, teksa pozitën e parë me pikë të njëjta (9) e mban Arsenali, skuadër kjo që ka edhe një ndeshje më pak.